Për 100 ditë punë, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, ka listuar rreth 30 takime dhe vizita të ndryshme.
Ndër tjera ai ka thënë që ka udhëhequr grupin punues për hartimin e strategjisë kombëtare për armët e vogla dhe të lehta.
Ky nuk është grupi i vetëm punues ku është angazhuar zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka.
“Strategjia për migrim, strategjia për riintegrimin e personave të riatdhesuar dhe strategjia e armëve të vogla dhe të lehta”, janë tri strategjitë që ai ka përmendur në raportin e tij të punës të cilin e ka dërguar tek kryeministri.
Ai thotë se si koordinator nacional ka asistuar në takimet e grupeve punuese të strategjive për të arritur implementimin e planit të veprimit të tyre.
Më pas, zëvendësi i Bejtush Gashit ka listuar 29 takimet që ka zhvilluar.
Ndër tjera ai thotë se ka pasur edhe takim falënderues me grupet punuese të strategjive dhe donatorët që ndihmojnë në realizimin e strategjive.
FOTO: Izmi Zeka, zv.ministër i Punëve të Brendshme