Ky fshat nuk do të ketë më për emër një fjalë banale

Ky fshat nuk do të ketë më për emër një fjalë banale

Banorët e një fshati austriak me një emër fatkeq janë lodhur nga talljet.

Fshati i quajtur “F**king”, që ka një konotacion banal në gjuhën angleze më nuk do të ketë këtë emër. Do të quhet “Fugging”, pas shumë talljesh në media sociale, që lidheshin me emrin, shkruan The Local, transmeton Insajderi.

Procesverbalet nga një takim i këshillit bashkiak të botuar të enjten treguan se fshati me rreth 100 banorë, 350 kilometra (215 milje) në lindje të Vjenës do të quhet Fugging nga 1 janari i vitit 2021.

Numri në rritje i turistëve anglisht-folës bënin fotografi afër tabelës në hyrje të fshatit, për të postuar në media sociale.

Fshatarët janë përpjekur të ndryshojnë emrin për vite me radhë, raporton DPA, dhe janë irrituar gjithnjë nga turistët dhe përqeshjet në media sociale. /Insajderi.com