Ky futbollist i Kosovës ka mbiemrin e pijes së njohur amerikane

Ky futbollist i Kosovës ka mbiemrin e pijes së njohur amerikane

Pepsi është një ndër pijet më të njohura jo alkoolike në botë. Një Pepsi sonte është në radhët e Përfaqësueses së Kosovës U-21 në ndeshjen kualifikuese kundër Shqipërisë që po zhvillohet në “Elbasan Arena”, shkruan Insporti.com.

Mesfushori shqiptar i Kosovës me numrin 21 ka mbiemrin e kompanisë së njohur amerikane.

Gëzim Pepsi, i lindur në Zvicër ka zgjuar kureshtje me këtë mbiemër. Një gjë është e sigurt se ai nuk asnjë një lidhje me kompaninë amerikane.

Mesfushori 21 vjeçar është pjesë e klubit zviceran Arau, që bënë gara në rangun e dytë të futbollit zviceran. Karrierën e ka filluar në gjigantin e futbollit zviceran, FC Basel.

Pepsi është një ndër futbollistët kryesor të Përfaqësueses së Kosovës, që drejtohet nga selektori Rafet Prekazi.

Shqipëria U-21 dhe Kosova U-21, luajnë mes tyre takimin e vlefshëm për grupin 3 kualifikues, në fushatën eliminatore për Europianin e 21-vjeçarëve.

Në “Elbasan Arena”, kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi, ndeshen për herë të parë në grup me Kosovën. Pas 4 takimeve, Shpresat mbajnë vendin e parafundit në grup, me vetëm 2 pikë të grumbulluara.

Ndryshe, të rinjtë e Kosovës numërojnë 6 pikë, me vetëm 3 ndeshje të zhvilluara, dhe kërkojnë të vijojnë ëndrrën, për të siguruar një biletë në Europianin e të rinjve. /Insporti.com/