Ky futbollist i Realit nuk i intereson Zidanit

Ky futbollist i Realit nuk i intereson Zidanit

Ish futbollisti dhe menaxheri i klubit të Real Madrid, Jorge Valdano ka folur për planet e Zinedine Zidane këtë stinor, duke e përjashtuar një futbollist nga lista e preferuar e Zizou.

‘Zidane ka nevojë që në këto ndeshje ti përfshij të gjithë lojtarët. Por kjo duket se do të jetë pa Gareth Bale, të cilin Zidane tashmë e ka përjashtuar. Bale nuk i intereson atij’.

30 vjeçari Bale është në Real Madrid nga viti 2013-të, kurse ky mund të konsiderohet si sezoni më i vështirë për të në klubin mbretëror.

 

/Insajderi.com/