Ky grup muzikor do paditë Trump-in nëse edhe njëherë të vetme përdorë këngët e tyre

Ky grup muzikor do paditë Trump-in nëse edhe njëherë të vetme përdorë këngët e tyre

Presidenti amerikan, Donald Trump luajti këngët e  Rolling Stones në tubimin në Tulsa megjithë direktivat e ndalimit.

Rolling Stones po kërcënojnë Donald Trump me veprime ligjore për përdorimin e këngëve të tyre në mitingjet e tij, njofton The Guardian, transmeton Insajderi.

Rolling Stones Working With BMI to Stop Trump's Use of Song at ...

Stones tha në një deklaratë të dielën se ekipi i tyre juridik po punonte me organizatën e të drejtave të muzikës BMI për të ndaluar përdorimin e materialit të tyre në fushatën e rizgjedhjes së Trump.

BMI ka njoftuar fushatën e presidentit amerikan në emër të grupit se përdorimi i paautorizuar i këngëve të tyre do të përbëjë një shkelje të marrëveshjes së saj të licencimit, thuhet në deklaratë.

Nëse Trump nuk e pranon paralajmërimin dhe vazhdon, ai do të përballet me një proces gjyqësor për thyerjen e embargos dhe duke luajtur muzikë që nuk është licencuar. Stones ishin ankuar gjatë fushatës së Trump për vitin 2016 për përdorimin e muzikës së tyre për të ndezur bazën e tij konservatore në mitingje.

Klasikja e vitit 1969, “You Can’t Always Get What You Want”, ishte një këngë e përzgjedhur për eventet e tij. Ajo u luajt përsëri në afërsi të tubimit të fundit të Trump në Tulsa, Oklahoma, një event që u mbajt në një hapësirë të mbyllur e që kritikua për potencialin e saj ne përhapjen e coronavirus-it./ Insajderi.com