Ky mot do të mbretërojë gjatë vikendit në Kosovë

Ky mot do të mbretërojë gjatë vikendit në Kosovë

Fundjava ka mbërritur me reshje bore dhe me temperatura të ulëta, ndryshe me çfarë ishim mësuar javëve të fundit.

Kjo si pasojë e fuqizimit të masave ajrore me origjinë nga veriperëndimi i kontinentit dhe vranësirave të dendura dhe jostabile të cilat do të mbizotërojnë mbi vendin tonë edhe gjatë vikendit.

I ftohti do të na shoqërojë edhe në fillim të javës së ardhshme, por që temperaturat do shënojnë rritje graduale.

Për ditën e sotme, temperaturat minimale do të prekin edhe -13 gradë në disa qytete të Kosovës, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin deri në -2 gradë Celsius.