Ky shtet e mban rekordin për ekzekutim të qytetarëve të vet

Ky shtet e mban rekordin për ekzekutim të qytetarëve të vet

Vendi cili po mban numrin rekord për prerjet e kokave dhe kryqëzimet në vitin 2019 është Arabia Saudite, shkruan Insjaderi.

Mbretëria e shkretëtirës ka ekzekutuar tashmë 43 vetë në tre muajt e parë të këtij viti, më i fundit ishte një njeri sirian i cili u vra në 13 mars për kontrabandën e ambalazhit të amfetaminës.

Nëse kjo normë vazhdon, 172 do të vriten deri në fund të vitit, më shumë se kurrë më parë.

Deri më tani, 21 personave i është  prerë koka për shkelje të drogës.

Por krime të tjera që bartin dënimin me vdekje përfshijnë shkeljen e kurorës, heqjen dorë nga islami, tradhtia, spiunazhi, vjedhja, vrasja, terrorizmi apo përdhunimi.

Megjithatë një prirjet të rritjes së numrit të ekzekutimeve që nga viti 2000, Arabia Saudite është ende në vendin e tretë prapa Kinës dhe Iranit, ku respektivisht 249 dhe 285 persona janë ekzekutuar në vitin 2018.

Në vendin e 4 dhe 5 janë Iraku dhe Pakistani.

Sipas hulumtimeve numri i vrasjeve në këtë vend u rrit pas ardhjes në pushtet të Mohammed bin Salman.

Pothuajse gjysma e të ekzekutuarve ishin emigrantë të varfër, kryesisht nga Azia Jugore, të cilët ishin detyruar në kontrabandën e drogës.

Kjo ishte ekzekutimi më i madh i Arabisë Saudite që nga viti 1980, kur 63 rebelë u vranë për kapjen e Xhamisë së Madhe të Mekës./Insajderi.com