Ky smartfon na kujton ditët e lavdishme të produktivitetit

Ky smartfon na kujton ditët e lavdishme të produktivitetit

Planet Computers nuk ka hequr dorë nga smartfonët me tastierë fizike shumë unike duke lançuar flagshipin e fundit Astro Slide.

Është një telefon me harduer të fuqishëm por tipari që bën diferencën është se mund të përdoret ose si smartfon me ekran me prekje 6.53-inç ose si një PDA falë një mekanizmi që zbulon tastierën nën të.

Kur shfaqet tastiera, smartfoni duke si një mini-laptop. Tastiera është e plotë QWERTY. Pavarësisht nëse është një PDA apo smartfon, Astro Slide është shumë i fuqishëm.

Vjen me Android 10 dhe dual-boot me Linux. Në brendësi gjendet një çip MediaTek Dimensity 1000 me 5G të integruar. Kamera e pasme është 48-megapiksel. Smartfoni ka një kamër selfie, 6GB RAM, 128GB memorie të brendshme, microSD e madje një portë eSIM krahas dy portave nano SIM.

Astro Slide na kujton ditët e lavdishme të BlackBerry PDA ndërsa ofron njëherazi të gjitha benefitet e një smartfoni të zakonshëm. Ai kushton 491 dollarë dhe do të dalë në shitje në Mars të 2021. /pcworld.com