Ky vend po shndërron 35 ton portokalle të mbetura në elektricitet

Ky vend po shndërron 35 ton portokalle të mbetura në elektricitet

Qyteti spanjoll i famshëm për portokallet e tij tani po përdor frutat për të gjeneruar energji elektrike, shkruan EuroNews, transmeton Insajderi.

Portokallet e Seviljes janë frymëzimi për marmelatë, likeret si Cointreau dhe Grand Marnier dhe janë të njohur për aromën e tyre të freskët, intensive dhe shumë acididike. Por rezulton se fruti është edhe më i dobishëm sesa mendonim më parë, pasi tani është kthyer në një formë të biogazit.

Kompania komunale e ujit e qytetit po piloton një skemë për të prodhuar energji nga portokallet e mbetura, duke demonstruar angazhimin e saj për një ekonomi rrethore.

Duke mbledhur portokalle të rënë dhe të hedhur në rrugë publike, anëtari i Aqua Publica Europea, Emasesa synon të nxjerrë lëngun e tyre për të formuar biogaz. 35 ton fruta të hidhura po shtrydhen, ndërsa lëvorja e tyre po kompostohet dhe shndërrohet në pleh për fushat.

Por për çfarë do të përdoret biogazi nga portokalli? Qëllimi është që të përdoret ky burim i energjisë së rinovueshme për të furnizuar impiantin e trajtimit të ujërave të ndotura EDAR Copero në rajon.

Kjo pritet të gjenerojë rreth 1,500 kWh, që është ekuivalente me konsumin e 150 shtëpive, dhe do ta bëjë impiantin e trajtimit të ujit të vetë-mjaftueshëm. Për të arritur këtë qëllim, Sevilja do të duhet të investojë 250,000 euro në projekt. /Insajderi.com