Kylie Jenner dhe Travis Scott rikthehen bashkë

Kylie Jenner dhe Travis Scott rikthehen bashkë

Vetëm disa ditë më parë, miliarderja Kylie Jenner dhe reperi Travis Scott u fotografuan duke kaluar kohë në shoqërinë e njëri-tjetrit, së bashku me vogëlushen e tyre Stormi.
Kylie dhe Travis shfaqeshin shumë të afërt e të lumtur me njëri-tjetrin, gjë që i bëri fansat të mendojnë se dyshja është ribashkuar.

Këto aludime i përforcoi më shumë sot Kylie Jenner, e cila çuditërisht në llogarinë e saj në Instagram publikoi tre foto me Travis.
Këto postime s’lënë të kuptosh gjë tjetër veçse që dyshja janë ribashkuar, megjithatë presim të tjera lajme nga çifti.