Kylie Jenner dhuron shumën marramendëse për të prekurit nga COVID-19

Kylie Jenner dhuron shumën marramendëse për të prekurit nga COVID-19

Në këtë periudhë të vështirë, e gjithë bota i ka kthyer sytë tek koronavirusi. Frika na ka pushtuar të gjithëve, megjithatë sensibilizimi ka qenë i lartë.

Njerëzit e pasur kanë  dhuruar para për të gjetur kurën, kanë dhuruar paisje apo edhe kanë rregulluar spitale.

Një gjest të tillë ka bërë edhe Kylie Jenner, e cila njihet për bamirësitë e shumta.

22-vjeçarja mësohet se ka bërë donacion për spitalet në Los Angeles, aty ku po qëndron një numër i madh të infektuarish.

Kylie ka dhuruar 1 milion dollarë, megjithatë ndihmën e saj ajo nuk ka dashur ta bëjë publike.

Por, doktoresha e Kylie nga gëzimi e ka ndarë lajmin me të gjithë.

Ajo e ka cilësuar gjestin si të jashtëzakonshëm, pasi në këtë periudhë çdo ndihmë sado e vogël është shpresë.