Kylie Jenner ndërmerr një veprim drastik në llogarinë e saj në Instagram

Kylie Jenner ndërmerr një veprim drastik në llogarinë e saj në Instagram
Burimi i fotografisë: Kylie Jenner/Instagram

Kylie Jenner që ka një nga llogaritë në Instagram më të ndjekura në botë, ka bërë ‘unfolloë’ plot 28 llogari që ndiqte deri në vitin 2020, njofton Insajderi.

Sipas “US Magazine”, ndër llogaritë që ajo ka hequr nga lista e personave që ndjek ka edhe mikesha të saj si Sofia Richie, Fai Khadra, Rosalia, Harry Hudson, Victoria Villarroel, Ariel Tejada and Yris Palmer.

Nuk duket se heqja e këtyre personave nga lista ka të bëjë me ndonjë dramë apo konflikt mes miqsh, sepse Jenner tani ndjek më së shumti familjarë të saj.

Kourtney Kardashian, Kim Kardashian, Khloé Kardashian, Rob Kardashian, Kendall Jenner, Kris Jenner, Caitlyn Jenner, Brandon Jenner dhe Brody Jenner janë ata që ende shfaqen në seksionin “Folloë” të llogarisë së Kylie.

Përveç kësaj, ajo vazhdon të ndjekë të dashurin Travis Scott, miken e ngushtë Anastasia “Stassie” Karanikolaou, ish të dashurin e Kourtney Scott Disick dhe të dashurin e Kris, Corey Gamble, si dhe faqet e saj të biznesit dhe disa llogari të fansave. /Insajderi.com