Labi akuzon njeriun e afërt të Pacollit për “shkatërrimin e AKR-së”

Labi akuzon njeriun e afërt të Pacollit për “shkatërrimin e AKR-së”

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, që nga nesër do të jetë deputet i pavarur duke hequr dorë nga të qenit deputet i partisë së Behgjet Pacollit, ka thënë se ky i fundit nuk e ka kontrollin mbi partinë.

“Behgjet Pacolli nuk e ka kontrollin në AKR. Hiç nuk ka kontroll ajo parti”, ka thënë Tahiri, duke folur për përplasjet e tij brenda partiake kryesisht me këshilltarin e Pacollit, Jetlir Zyberaj.

Tahiri ka thënë se ndoshta nuk do të tërhiqet krejtësisht nga AKR-ja, por në njëfarë mënyre e ka kushtëzuar qëndrimin e tij në partinë e Pacollit me largimin nga kjo parti të Zyberajt dhe disa të tjerëve.

Ai e ka akuzuar Zyberajn “se e ka shkatërruar AKR-në”

“Behgjet Pacolli me gjithë atë këshilltarin e tij prej të cilit është shkatërruar partia. Dhe, ja ka dhënë tjetër kujt, mirë që ja ka dhënë, e ka merituar”.

Në Rubikon të KTV-së ai tha se Zyberaj, ka thënë se Ferizaj nuk ka nevojë për ministër.

“Mendoj se Pacolli duhet t’i çel shumë sytë e me punu. Nuk kam kontakt me të dhe mos të ndalemi këtu. Kontakti im me të është zero. Ai po ma jep mundësinë që prej nesër të jem deputet i pavarur. Nuk kam nevojë unë të shtyhem me fjalë me të. Nesër do të ndryshoj fati im. Nesër dihet fati im dhe i AKR-së”, ka thënë ai.