Labi bën thirrje për gjetjen Shqipdon Aliut – djalit që sot i vdiq babi

Labi bën thirrje për gjetjen Shqipdon Aliut – djalit që sot i vdiq babi

Sot ka ndërruar jetë babai i djalit 23 vjeçar Shqipdon Aliu, nga Lipjani që u raportua si i zhdukur tash e pesë ditë.

Labinot Tahiri ka ftuar shoktë, miqtë dhe gazetarët që të bëjnë më shumë rreth gjetjes së të riut.

“Berat Buzhala, Parim Olluri, Arben Ahmeti, Fidan Rama dhe Ermal Pandur ju lutëm të bëni sa më shumë hulumtime rreth gjetjes së këtij djali”, ka shkruar Labi në profilin e tij në Facebook, transmeton Insajderi.

“Unë kam besim në Policinë e vendit tonë dhe uroj që sa më parë do ta kenë lajmin për Shqipdonin, dhe lajmin e mirë për familjen e për ne duke gjetur Shqipdonin”.

“Familja çfardo kërkesë që ka ndaj meje si qytetarë jam këtu për ju dhe ne jemi të gjithë qytetarët vendit me dhimbjen e juaj”.

Kushdo që ka informacione për vendodhjen e të riut, ju lutemi të drejtoheni në stacionin më të afërt policor ose në këta numra telefoni:

045 855 325 dhe 049 155 625.

E dhimbshme: I vdes babai 23-vjeçarit nga Lipjani që u raportua i zhdukur

insajderi.com