KËNGËTARËT KUNDËR SHTETIT

Labi në protestë të hënën, këta këngëtarë pritet t’i bashkohen

Labi në protestë të hënën, këta këngëtarë pritet t’i bashkohen

Këngëtari Kosovar Labinot Tahiri, po ashtu ish-deputet në Kuvendin e Kosovës në radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është shndërruar në një activist plot shpirt.

Ai ka mobilizuar kolegët e tij këngëtarë, në një protestë kundër vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës, për t’i anuluar dasmat e ahengjet familjare, si masë preventive për përhapjen e pandemisë COVID-19.

Sipas artistëve kosovarë, me këtë vendim pësojnë ekonomikisht bizneset e gastronomisë e edhe këngëtarët, meqë si aktivitet kryesor biznesor i kanë ahengjet familjare që organizohen në vend.

Labi ka bërë thirrje që të hënën artistët kosovarë t’i bashkohen në protestë pranë institucionit shëndetësor, ku kërkesa kryesore do të jetë tërheqja e kësaj mase që dëmton kategoritë e lartëpërmendura.

Në Instagram atë e kanë përkrahur Robert Berisha e Afrim Muqiqi, e po ashtu edhe Edona Llalloshi e këngëtarja Shyhrete Behluli.

Edona Llalloshi madje ka ftuar edhe kolegët e tjerë përmes postimeve në Instagram, derisa pjesëmarrjen e këngëtares Shyhrete Behlulit mund ta marrim si të garantuar meqë ajo e ripostoi në profiling e saj thirrjen e Llalloshit.

Përndryshe, Tahiri ka kohë që nuk e beson se koronavirusi është “I vërtetë” duke e quajtur propagandë tërë kujdesin që shtetet anembanë botës kanë treguar për t’a mbrojtur shëndetin e shtetasve të vet. /Insajderi.com