Labinot Tahiri eskalon me të shara, pasi nuk arrin të bëhet deputet

Labinot Tahiri eskalon me të shara, pasi nuk arrin të bëhet deputet

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, i cili nuk arrit të bëhet përsëri deputet nga zgjedhjet e 6 tetorit, ka eskaluar me të shara.

Tahiri përmes llogarisë së tij në ‘Facebook’, ka shkruar gëzohuni bre gëzohuni që nuk paskam fitua deputet q..nja mun nanen.

“”Lexo të lutëm vetëm njëhere nëse ia kam bêrë një të mirë këtij vendi! Gëzohuni bre gëzohuni që nuk paskam fitua deputet q..nja mun nanen!
Apo, a u knaqët disa qenefa?”, ka shkruar Tahiri.

Tutje, ai ka shkruar se në parlament është futur një agjent i BIA-s.

“Hajt se unë fitoj prap, e fitojnë akoma familje nga zemra ime se ajo rrah fort pêr gjakun tim. Ama shikojeni kush u fut në parlamentin tuaj e tanin një AGJENT I BIAS!
Pra dikush nuk merret me ardhjen e tij në kuvend se pêr këta nuk ka dert, as që ai është BASHKPUNTOR I SERBISË, nuk ka dert, ndêrsa unë që nuk jam as nuk isha i gëzohet që nuk jam tani në kuvend!. Haha,, avvv evlad e babë çfarë kohe ka ardh tuj e dit që nuk ka lën gjë pa bêrë BIA E SERBIA mbi familjet tona dhe e durojnë e mua mundohen të më nënqmojnë! Euuuuu Islam Tahiri e Bab ditë e më shumë po më dalin fjalët e tua…! Nejse faleminderit shumë..! shihemi prap…! Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë!”, ka shkruar Tahiri.

Kujtojmë që Tahiri në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, ka arritur t’i sigurojë 3867 vota, të cilat ishin të pamjaftueshme për t’u bërë pjesë e legjislaturës së shtatë.