Labinot Tahiri iu përgjigjet kritikuesve: Fort iu ka djeg b…. kjo ministri e Ferizajit

Labinot Tahiri iu përgjigjet kritikuesve: Fort iu ka djeg b…. kjo ministri e Ferizajit

Kritikat nga gazetarët, opozita, dhe shoqëria civile për presionin e Labinot Tahirit që të emërohet një ministër nga Ferizaj, nuk i kanë pëlqyer deputetit të AKR-së.

Ekrem Mustafa zuri vendin e Bejtush Gashit në Ministrinë e Brendshme, i cili u shkarkua pa asnjë arsye nga partia e Pacollit.

Mustafa që vjen nga rajoni i Ferizajt duket se është i dërguar i Labinot Tahirit në qeveri, kërkesë të cilën ky i fundit e ka pasur tash e sa kohë.

Madje veç tij, Tahiri është përkujdesur që edhe stafin mbështetës ministrit të ri t’ia përcaktojë nga Ferizaj dhe me lidhje me këngëtarin.

Insajderi dje ka raportuar se këshilltarë të ministrit të brendshëm janë emëruar Jetmir Tahiri dhe Agim Sinani.

Njëri kushëri i këngëtarit, e tjetri kitarist në bendin e tij gjatë aktiviteteve muzikore.

Por në disa komente në rrjete sociale, Labinot Tahiri i është përgjigjur ashpër këtyre kritikave për emërimet nëpër këto pozita.

Madje ai ka përdorur edhe një fjalë ofenduese.

“Fort bre iu paska djegur b… kjo ministri e Ferizajt”, thuhet në një pjesë të përgjigjes së Tahirit.

Ai tutje dy këshilltarët e rinj të ministrit i ka cilësuar si persona të arsimuar dhe që sipas tij kanë dhënë kontribut në AKR. /Insajderi.com