Labinot Tahiri me çdo kusht në parlament – shkruan: “o vlla une dikun duhet me hy, se me listen serbe sun hy!”

Labinot Tahiri me çdo kusht në parlament – shkruan: “o vlla une dikun duhet me hy, se me listen serbe sun hy!”

Ish-deputeti Labinot Tahiri siç po duket e ka të domosdoshme të jetë përsëri pjesë e parlamentit të Kosovës, ani pse sa ishte deputet nuk ka dhënë as të vetmin rezultat.

Dëshira e madhe për të qenë deputet e ka shtyre të filloj fushatën qysh tash, madje këtë po e bën në emër të bamirësisë.

Pas një postimi që thotë që rrogën e fundit që ka marre si deputet do ta jep për bamirësi, ka marrë shumë komente jo të mira drejtuar shefit të tij të ardhshëm Ramush Haradinaj.

Njëri ndër komentet që Labi nuk rezistoj pa ju përgjigjur ishte “ Kur te shkosh ne AAK merre foton e qoja Ramushit meqë po ja rrit rrogën vetit 200%”

Labi dha një përgjigje qesharake duke thënë “ o vlla une dikun duhet me hy, se me listen serbe sun hy!