Labinot Tahiri nuk proteston me ‘kusia e tenxhere’

Labinot Tahiri nuk proteston me ‘kusia e tenxhere’

Së fundmi janë bërë publike edhe masat e reja për parandalimin e përhapjes së pandemisë në vendin tonë, njofton Insajderi.

E pas vendimit për mbyllje, kanë reaguar edhe gastronomët të cilët kanë bërë thirrje për protestë.

“Dil protesto, kshtu ashtu s’ki cka bon”, kështu kanë paralajmëruar një protestë simbolike nesër nga ora 12:00 deri në orën 13:00, të dalin para lokaleve të tyre e të protestojnë me tenxhere e lugë.

Pas thirrjes për protestë, ka reaguar me ironi këngëtari ferizajas, Labinot Tahiri. Ai kërkon që kur të organizojnë një protestë në shesh do i mbështesë, sepse ai ‘nuk i bie defit me tenxhere e kusia’.

“Protesta e Gastronomëve! Kur të bani protesta para Sheshit në Prishtinë me bani za, se me Kusia e Tenxhere nuk rrehi defa unë! Shyqyr që po ju del gjumi apet nuk është vonë, edhe pse kur ju thirke Xhaxhi Lab, ju pishi kafe! prap po vijnë ditet e mia”, shkruan Tahiri në postimin e tij në Instagram

“Neser po dal po pi kafe te ndonje kafiteri, veq mos i sjellni shumë tenxhereve se vesht me dhamin ngapak. Zoti ju bekoftë!”, përfundoi këngëtari. /Insajderi.com

No description available.