Labinot Tahiri publikon biseda me Aurora Krasniqin, tregohet gjendja më e fundit e shëndetit të saj

Labinot Tahiri publikon biseda me Aurora Krasniqin, tregohet gjendja më e fundit e shëndetit të saj

Deputeti i Kuvendit, nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri, ka bërë publike disa nga bisedat me Aurora Krasniqin, e cila është duke u shëruar në njërin nga spitalet e Turqisë.

Tahiri përmes rrjetit social Facebook, ka shpalosur një bisedë me Aurorën, ku ajo i tregon se asaj gjatë ditës së sotme i është keqësuar gjenda, pas një terapie që është dashur ta merr.

“Më fal, por sot më është keqësuar gjendja shumë. Pata një reaksion të një terapie”, thuhet në bisedën në mes Labinot Tahirit dhe Aurora Krasniqit.

Aurora Krasniqi që disa ditë është shkuar për shërim në shtetin e Turqisë, pas një sëmundje të rëndë. Për shërimin e saj kanë kontribuar edhe disa deputetë të Kuvendit, dhe kryetarë komunash, duke ndarë shuma të caktuara parash për ta mundësuar shërimin e saj në shtetin turk.