Labinot Tahiri peticionin e fundit e quan ‘koti’ dhe propozon një tjetër

Labinot Tahiri peticionin e fundit e quan ‘koti’ dhe propozon një tjetër

Së fundmi, në internet ka qarkulluar një peticion që kërkonte nga Labinot Tahiri të vizitonte të prekurit me coronavirus pa mjete mbrojtëse, pas deklaratave të tij se virusi nuk ekziston, njofton Insajderi.

Peticionin e nisur në Change.org, e quan një peticion ‘koti’, dhe në vend të tij propozon një tjetër.

“A jeni këtu ju që keni ba peticione koti për mua…?! Tani është koha të filloni një peticion tjetër, që do të na ndihmonte te gjithëve, nje peticion për ta ndërtuar një spital dhe për blerjen e aparaturës se fundit që nevojitet ta mjekojmë LEOUKEMINË NË KOSOVË, në këtë mënyre paratë mbesin ne vendin tone”, shkruan ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

Këngëtari kërkon përkrahjen e çdo forme për peticionin e tij, për një spital të specializuar në leukemi që do të ndërtohet në Ferizaj.

“Pres tash që të më perkahni përsëri ju PORTALE që shume shpesh përpiqeni të më denigroni e të më nxirrni keq para popullit, por ate mundësi nuk e keni se veprat e mira qe i kemi bërë NE (Une dhe njerëzit vullnet mire) nuk fjalë boshe si ato qe shkruani ju! Të dashur qytetarë, dua ta nisi iniciativen që SPITALI ME QENË I VEQANTË DHE TË NDERTOHET NË FERIZAJ me qëllim që të kanë mundesi nga të katër anët e trojeve tona të shërohen aty”, vazhdon shkrimi.

Ai më pas njofton se do të shqyrtoj çdo mundësi për ndërtimin e këtij spitali.

“Do t’i shoh të gjitha mundesitë se si mund të realizohet, kush do ta bëjë projektin më të mirë, si dhe me strukturat udhëheqëse do të bisedojmë për ta zgjedhur vendin e duhur. Së bashku me shqiptarët anekënd botës do te mbledhim paratë, gjithashtu edhe shteti do të jetë kontributdhënës për ta perfunduar këtë detyrë madhore dhe hyjnore për të shpëtuar fëmijët e Kosoves.”  /Insajderi.com