Labinot Tahiri shpalos ‘mendimin’ e tij se a duhet t’i udhëheq bisedimet Hashim Thaçi

Labinot Tahiri shpalos ‘mendimin’ e tij se a duhet t’i udhëheq bisedimet Hashim Thaçi

Labinot Tahiri, një nga dy deputetët që ka AKR në Kuvend, deklaron se është në anën e Presidentin Thaçi. Sipas tij, Thaçi mund të kundërshtohet çdo ditë por nuk ka njëri tjetër që do të mund ta realizoj pajtimin shqiptaro-serb pos Thaçit.

Një ditë pasi LDK’ja bëri të qartë pozicionimin e saj kundër platformës që parashihte presidentin Thaci kryenegociator, ky i fundit është angazhuar për pak përkrahje edhe në drejtimet tjera. Përmes një statusi në Facebook, deputeti i AKR’së e ka dëshmuar këtë, duke i thurur lavde të parit të shtetit.

Deputeti Tahiri ka bërë thirrje që të lihen inatet anash dhe t’i jepet përkrahja Thaçit. Postimin e ka përcjellë me disa nga fotografitë e Thaçit me Presidentin Ibrahim Rugova, ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe ish-presidentin amerikan, Bill Clinton.

Ky është shkrimi i plotë i Tahirit:

Për Presidentin ‘Hashim Thaqin’, lidhur me dialogun me Sërbinë.

Unë nuk e di se si duam të dialogojmë me Serbinë, kur në Kuvendin tonë nuk mundemi dy politikanë me i ba bashkë që të diskutojmë për fazën finale me Serbinë.

Ne mund t’a kundershtojmë, Z. Thaqin, për çdo ditë, por të jemi të vetëdishem se nuk ka njeri që mund t’a realizojë pajtimin e përhershëm në mes Kosoves dhe Serbise sikurse ai..!

Shteti u themelua nga Presidenti i ndjerë Rugova, nga Thaqi dhe ata që dhuruan gjithcka per vendin tonë.

Ta lëmë inatin me një anë, e t’a bëni të duhur platëformën ashtu si duhet, e të shkohët përpara që mos të jemi akoma si Kosovë, peng e Serbisë.

Pra, politikë, mund të bëjmë çdo ditë, por nuk ka njeri më të zot sikurse Z. Thaqi, lidhur me politikën që duhet t’ia bëjmë Serbisë, në k’të dekadë.

Mos të harrojmë, nuk është e lehtë të bartim përgjegjesi mbi vetee!!

Thjeshtë Hashim Thaqi, e njef shumë mirë gjenezën e Serbit, sepse atë nuk e ka ndjekur në ilegale Shqiptari, por e ka ndjekur Serbia.