Labinot Tahiri thyen rregullat e komunikacionit live në Facebook

Labinot Tahiri thyen rregullat e komunikacionit live në Facebook

Këngëtari deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri, ka postuar një video live ku shihet duke vozitur veturën dhe njëkohësisht duke komunikuar direkt me përcjellësit e tij në Facebook.

Ky veprim, me rregullat e komunikacionit është i ndaluar për vozitësit, shkruan Insajderi.

Në raste të tilla, vozitësi zakonisht dënohet, sepse ky veprim i rrezikon jetën pjesmarrësve të tjerë në trafik dhe vetë shoferit.

Miremengjesi te dashur Banorë degjojeni me vemendje qeshtjen për rrugen e Terrenit dhe une ju kam premtu me Pal Lekajn, por siduket vazhdon humori me ne dhe tani unë ju pergjigjem kerkeses suaj qe te dalim ne rruge sepse nuk po ka zgjidhje tjeter. Votên time si deputet, nuk do e jap per kalimin e Buxhetit due projekteve te Ferizajt, sepse ketu eshte ka prish pune dikush dhe mallku qofshin kush do qe eshte. Kjo eshte mekat cfar keni bere me ato fshatra. Kete e bej pershkak Banorëve. Shperndajeni dhe ju bej thirje i madh e i vogel te pregaditemi për protesten e radhes dhe unë me nuk marr pjes ne Seanca pa u kry kjo rruge. Zoti ju bekofte banorë se keni shume te drejte dhe shume kane lujt me ndjenjat e juaja. Ma bani hallall nese nuk shtrohet, por nje dite do te jap ndonje pjes te madhe per ato fshatra që te pakten me participua mbase kam premtua. Ju bej thirje gjithe simpatizueve te partive pa dallime te dalim sebashku mos ta injorojme njeri tjetrin por ti kryejme punet. Asmbleistat si Amir Rexhepi që eshte nga fshati Koshare, Saranda Musliu nga Ldk-ja, e shume të tjetë nga Pdk-ja e Vv-ja, AAK-ja, le te thrasin antarë e te dalim ne rrugë kjo vlen për jeten e secilit ne ato fshatra. FaleminderitMe rrena nuk shkon jeta me nē KOSOVE. Shperndajeni. Mediumeve ju bej thirje ne momentin që do ta shifni daten e mbajtes se protestes. Sot e publikoj. Tung.

Posted by Labinot Tahiri on Tuesday, 13 November 2018