Labinotë Demi – Murtezi kërkon shkarkimin e Qëndrim Gashit

Labinotë Demi – Murtezi kërkon shkarkimin e Qëndrim Gashit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Labinotë Demi Murtezi, ka reaguar ndaj ambasadorit të Kosovës në Francë, Qëndrim Gashit, pasi që ky i fundit ka shpërndarë në profilin e tij në Twitter karikaturat e Profetit Muhamed, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, si reagim ndaj veprimit të Gashit, Demi – Murtezi ka kërkuar shkarkimin e këtij të parit.

“Është i papranueshëm akti i përqeshjes së figurës së profetit tonë Muhammed (paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të) nga ambasadori ynë në Francë, Qëndrim Gashi. Ky veprim përbën skandal, dhe MPJ duhet të marrë masa për tërheqjen e Gashit nga detyra”.

Tutje, Demi – Murtezi e ka akuzuar Gashin edhe për veprime tjera anti – kombëtare, ku siç thotë ajo “ai ka kontribuar edhe në sponzorimin e projekteve në shërbim të copëtimit territorial të vendit tonë”.

Në fund Demi – Murtezi, ka thënë se disntacimi nga akti nuk përbën më efekt, duhet vetëm shkarkim./Insajderi.com