Lady Gaga dominon si fituese e çmimeve në MTV VMA e veshur në mënyrën që gjatë do t’a mbajmë në mend

Lady Gaga dominon si fituese e çmimeve në MTV VMA e veshur në mënyrën që gjatë do t’a mbajmë në mend

Lady Gaga dominoi MTV Videi Music Awards, duke fituar çmimet kryesore me një kostum ikonik.

Në fillim të ceremonisë ajo erdhi me një kostum dhe me një fluskë të tejdukshme në kokë, si të astronautëve, duke e ndërruar pastaj për performancë, me një maskë rozë si të ardhur nga filmat fanta-shkencë.

 

Ceremonia këtë vit ishte shumë më serioze se në vitet e kaluara, sepse u fokusua në pasojat e pandemisë Covid-19 dhe shqetësimit social që është ende i pranishëm.

Lady Gaga ka fituar çmimet për artistin më të mirë, këngën dhe bashkëpunimin e vitit, dhe për herë të parë ka fituar MTV Tricon Award, mirënjohje për arritjet e saj në muzikë, modë dhe aktrim.

“Dua t’a ndaj këtë çmim me të gjithë ju që ndodheni në shtëpi sonte. Të gjithë që janë një formë e Trikon-it. Ky nuk ishte një vit i lehtë për shumë njerëz, por ajo që shoh në botë është një triumph masiv i kurorës”, tha Gaga.”

“Të jem artiste është gjithçka çfarë kam dashur në jetë. Kurrë nuk kam dashur të bëhem tjetërçka.”/Insajderi.com

Burimi: Mirror