Lady Gaga konfirmon se është fejuar me Christian Carino

Lady Gaga konfirmon se është fejuar me Christian Carino

 

Këngëtarja Lady Gaga iu është referuar partnerit të saj Christian Carino, 49 vjçar “si i fejuari” i saj, përderisa mbante fjalim në një event ku u nderua me një çmim.

Aktorja e filimit “A star is born”  është nderuar më çmimin “Women In Hollywood  Awards” në Beverely Hills të hënën.

Kishte pasur aludime se këngëtarja është fejuar , pasi për një kohë të gjatë mbante unazën e fejesës, por ajo ka pasur dëshirë që vetvetiu ta konfirmojë atë.

Në skenë Gaga ishte prezantuar nga këngëtarja Jennifer Lopez, e cila gjatë fjalimit përmendi ndikimin e Lady Gagës në industrinë muzikore, kur kjo e fundit shpërthej në lot nga emocionet

Nuk e di nëse po punoj tani.., në të vërtete u mundova që ta mbaj në mend fjalimin tim, ju më jepni shpresë faleminderit Jennifer për fjalët e tua, je frymëzim për shumë njerëz”, u shpreh Lady Gaga.