Lady Gaga paralajmëron albumin e ri

Lady Gaga paralajmëron albumin e ri

Lady Gaga priti të përfundonte performancën në “Super Bowl” për të njoftuar fillimin e turneut botëror, gjatë të cilit do të promovojë albumin e ri “Joanne”. Debutimin e tij, albumi i sjellë për publikun në frymën e “Rock”-ut e pati me pozicionimin në krye të “U.S. Billboard 200” vitin e kaluar.

E ndërsa shumë spekulonin se këngëtarja do ta shfrytëzonte “Super Bowl”-in për të kthyer dritat e projektorëve nga të drejtat e grave, emigracioni apo Donald Trumpi, Gaga recitoi pjesë nga betimi përpara flamurit.

Me zbritjen nga pika më e lartë e “NRG Stadium” të Houstonit, ajo e mahniti audiencën për të cilën kishte përzgjedhur tingujt e një kënge të shndërruar në himnin e të drejtave civile “This Land is Your Land”.

“Nuk ka rëndësi ngjyra e zezë, e bardhë apo bezhë, unë jam lindur për të qenë e guximshme”, i tha me këngë Stefani Germanotta turmës së elektrizuar të njerëzve dhe të gjithë atyre që e ndoqën përmes ekranit.

Promovuesit e turneut të saj sqaruan përmes një “e-mail”-i se, ai nis në muajin gusht në Vancouver të Kanadasë. Në Evropë do të mbërrijë gjatë shtatorit me shfaqjen e parë në Barcelonë. Një muaj më vonë, Lady Gaga do t’i çojë këngët e saj të reja në Angli, përpara se të kthehet në Amerikën e Veriut për spektakle në nëntor e dhjetor. Shitja e biletave nis nga data 10 shkurt./TCH