Lajçak e pret në takim Palmerin, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Lajçak e pret në takim Palmerin, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

I Dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka pritur të mërkurën në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer, njofton Insajderi.

Në këtë takim, ata kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi dhe Ballkanin Perëndimor.

Kështu ka bërë të ditur vetë Lajçak në një postim në llogarinë e tij në Twitter.

“I gëzuar që mirëprita shokun tim të mirë, Matthew Palmer në Bruksel sot. S’ka qenë surprizë që ne biseduam për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun”, ka shkruar ai.
/Insajderi.com