Duke pritur Lajçakun

Lajçak është bllokuar në aeroport – prandaj s’erdhi ende në Kosovë

Lajçak është bllokuar në aeroport – prandaj s’erdhi ende në Kosovë

Gjatë ditës u njoftua se përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, do të vinte sot, e hënë, në Kosovë, por në asnjë njoftim nuk jepej ora. Tani merret vesh se Lajçak, bashkë me 149 pasagjerë të tjerë, është bllokuar në Cyrih pasi Tirana nuk autorizon uljen e fluturimit nga Zvicra, të planifikuar për orën 13:40, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur korrespondenti i Euronews Albania nga Brukseli, Ernest Bunguri.

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pritej të vizitonte Kosovën ditën e sotme dhe të qëndronte deri më 18 qershor.

Ky është avioni i parë që niset nga BE-ja drejt Tiranës, në një kohë kur Shqipëria dhe Evropa përpiqen të rihapin kufijtë, mbylljes disa-javore të shkaktuar nga COVID-19.

Lajçak dhe pasagjerët e tjerë janë duke udhëtuar nëpërmjet “Swiss Air” dhe pritja e tyre ka zgjatur prej disa orësh.

Zyra e BE-së ka bërë të ditur se në qëndrimin e tij në Kosovë, që do të zgjasë deri më 18 qershor, Lajçak planifikon të diskutojë kushtet dhe modalitetet për një rifillim të shpejtë të dialogut, të lehtësuar dhe Bashkimi i Evropian./Insajderi.com