Lajçak flet për takimet e sotme në Kosovë, përmend ato me Osmanin e Hotin

Lajçak flet për takimet e sotme në Kosovë, përmend ato me Osmanin e Hotin

Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar rreth vizitës së tij të sotme në Kosovë, për çka tha se pati një bisedë të dobishme me ushtruesen e detyrës së Presidentit të vendit, Vjosa Osmani.

Kështu ka deklaruar ai me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter.

“Ne folëm për zgjedhjet e fundit dhe zhvillimet aktuale. Ne gjithashtu diskutuam hapat e ardhshëm në dialog”, shprehet Lajçak, ndërsa tregon për ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë.

I Dërguari i BE-së për negociatat me Serbinë, gjithashtu ka shkruar edhe për takimin që zhvilloi me kryeministrin në detyrë të vendit, Avdullah Hotin.

Ai thekson se e falënderoi Hotin, për angazhimin e tij për dialog dhe të ardhmen europiane të Kosovës.

”Unë gjithashtu u takova sot me Kryeministrin në detyrë Avdullah Hotin. Unë e falënderova atë për bashkëpunimin e mirë gjatë mandatit të tij në zyrë dhe angazhimin e tij për dialogun dhe të ardhmen europiane të Kosovës”, ka shkruar Lajçak. /Insajderi.com