Lajçak i lumtur: Dialogu është rikthyer në rrugën e duhur

I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun është shprehur i lumtur pas takimit virtual me Hotin dhe Vuçiqin.

Lajçak i lumtur: Dialogu është rikthyer në rrugën e duhur

Pas takimit virtual të përfaqësuesit të Bashkimit Europian për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq – Lajçak është shprehur i lumtur.

Ai tha se dialogu ka filluar të rikthehet në rrugën e duhur.

“Jam i lumtur që mund të them që pas samitit në Paris dhe takimit të sotëm, dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, i ndërmjetësuar nga BE, është rikthyer në rrugën e duhur pas 20 muajsh”, tha Lajçak.

Kujtojmë që dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë ka ndryshuar rrjedhën e planifikuar, pasi më 27 qershor ishte planifikuar një takim në Shtëpinë e Bardhë në mes Kosovës dhe Serbisë, por gjërat ndryshuan pasi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili do të merrte pjesë në takimin e  27 qershorut, u ngrit aktakuzë kundër tij nga Gjykata Speciale. /Insajderi.com/