Lajçak: Kosova dhe Serbia mund t’i tejkalojnë problemet me dialogun e udhëhequr nga BE

Emisari i posaçëm i BE për dialog në mes të Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak ka deklaruar se Kosova dhe Serbia, me dialog të cilin po e ndërmjetëson Bashkimi Evropian, kanë një platformën për tejkalimin e problemeve dhe kthimin kah e ardhmja më e mirë.

Lajçak:  Kosova dhe Serbia mund t’i tejkalojnë problemet me dialogun e udhëhequr nga BE

“Me dialog të cilin po e drejton Bashkimi Evropian, Kosova dhe Serbia kanë një platformë ta tejkalojnë trashëgiminë nga e kaluara dhe të nisen drejtë ardhmërisë më të mirë, më të sigurt dhe më me prosperitet për njerëzit, komunitetet dhe shoqëritë e tyre si pjesë e familjes sonë evropiane”, ka publikua Lajçak në llogarinë e tij në Twitter.

Ai ka përshëndetur deklaratën e shefave të misioneve në Kosovës në të cilën bëhet thirrje për bashkëpunim rajonal./Insajderi.com.