Lajçak: Ky vit do të jetë i mirë për Ballkanin Perëndimor e dialogu Kosovë-Serbi mund të bëhet shembull

Lajçak: Ky vit do të jetë i mirë për Ballkanin Perëndimor e dialogu Kosovë-Serbi mund të bëhet shembull

I dërguari special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ky vit do të jetë i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe dialogu Kosovë-Serbi mund të jetë shembull.

Këto komente Lajçak i bëri në konferencë për media bashkë me përfaqësuesin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matheë Palmer.

“Në tetor do të kemi samitin për Ballkanin Perëndimor”, tha Lajçak.

Ai shprehu besim se dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit do të shkojë mirë teksa tregoi për takimet që ka pasur me përfaqësues institucionalë dhe opozitarë /Insajderi.com