Lajçak: Marrëveshja Kosovë-Serbi mund të arrihet gjatë mandatit të Kurtit e Osmanit

Lajçak: Marrëveshja Kosovë-Serbi mund të arrihet gjatë mandatit të Kurtit e Osmanit

I Dërguar Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, thotë se nuk ka asnjë pengesë që një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis dy vendeve të arrihet gjatë mandatit të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, njofton Insajderi.

Kështu u shpreh ai në konferencën e mbajtur të martën pas takimit me presidenten në detyrë, Vjosa Osmani.

“Do të shpresoja të vija më shpesh këtu, unë kam ardhur në një Kosovë që kanë përfunduar zgjedhjet dhe që i kanë dhënë mandat të fortë Osmanit dhe Kurtit”.

“BE-ja dhe ShBA-ja janë në një partneritet dhe dëshirojë që me ardhjen e administratës Biden marrëdhënia është me e afërt se sa parashihej”.

“Mbështetja për programin elektoral të Kurtit dhe Osmanit, BE-ja është e gatshme t’i mbështet prioritetet dhe shtetet anëtarë të BE-së presin vazhdimin e dialogut dialog që po ndërmerr çështje që janë të rëndësishme për Kosovën dhe në kontekst diskutuam se ku jemi dhe çka kemi arritur dhe cilat janë hapat e tjerë dhe përfundimi nga këto dy takime është se dialogu duhet të vazhdojë. Uniteti politik në Kosovë dialogu nuk është përgjegjësi e një partie apo qeverisë, por e të gjitha partive politike”, ka thënë ai.

Lajçak ka folur edhe rreth hartës në zyrën e tij ku Kosovën e paraqiste si pjesë të Serbisë, duke shtuar se ka nevojë për dialog ndërmjet të dy vendeve dhe marrëveshjes gjithë përfshirëse.

Ai ka thënë se s’ka menduar të ofendojë askënd me hartën në zyrën e tij, e në të cilën kufijtë e Kosovës nuk shënoheshin sikur të shteteve tjera në Ballkan.

“Ne do të vazhdojmë sa më shpejt që është e mundshme dhe kur të jenë gati ku proces mund të përfundojë në disa muaj, por nuk është çështje e viteve dhe nuk do të ngutemi, por ne nuk presim që të zgjat 3-5 vjet nëse këta do të kenë vullnet”.

“Kam sqaruar seri më tash. jë zyrtar i BE mund të përdorë vetëm hartat zyrtare dhe kjo është harta që na kanë dhënë dhe kjo ka krijuar një emocion dhe kjo është dëshmi se kemi nevojë për dialog dhe do të jetë harta e njëjtë në fund të dialogut dhe mund ta kompletojmë këtë proces me një marrëveshje të gjithëpërfshirëse”, ka thënë Lajçak. /Insajderi.com