Lajçak: Ndryshimin e kushtetutave nuk e shoh si zgjidhje

Lajçak: Ndryshimin e kushtetutave nuk e shoh si zgjidhje

Emisari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, thotë se BE është gati që t’i prijë procesit të dialogut që më 2021 të ketë progres, ndërsa thekson se një marrëveshje e arritur do të jetë monumentale.

Lajçak është shprehur se ndryshimin e kushtetutave të të dyja vendeve nuk e sheh si zgjidhje.

“Si ndërmjetësues, nuk më përket mua që t’u them Kosovës dhe Serbisë që ta bëjnë këtë. Gjetja e gjuhës së përbashkët të nevojshme në mënyrë që të dy palët të fitojnë pak për njerëzit e tyre, është ajo që po e bëjmë në tavolinën e bisedimeve”, është shprehur Lajçak për KK.

Ndër të tjera, ai ka thënë se “një marrëveshje gjithëpërfshirëse nuk mund të arrihet pa u diskutuar çështja e statusit. Të dyja palët e dinë këtë dhe ato kanë shprehur pozicionet e tyre për këtë”.

“Sidoqoftë, neve na duhet që ta ndërtojmë një marrëveshje të përbashkët në elemente të tjera të marrëveshjes në mënyrë që të jemi të gatshëm ta diskutojmë atë. Të dy palët është e nevojshme që ta kenë të qartë se si në tërësi do të duket Marrëveshja Gjithëpërfshirëse për të pasur diskutime përmbajtësore  rreth saj. Puna nuk është ende këtu”, ka përfunduar ai. /Insajderi.com