Rinisja e dialogut

Lajçak në Kosovë, këtë javë

Përfaqësuesi i BE-së pritet ta vizitojë Kosovën këtë javë. Ende nuk është bërë e ditur agjenda zyrtare e sllovakut.

Lajçak në Kosovë, këtë javë

Miroslav Lajçak, përfaqësues special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, këtë javë pritet ta vizitojë Kosovën dhe Serbinë në përgatitje të rinisjes së bisedimeve në mes të dy vendeve, njofton Insadjeri.

Sipas raportimeve të disa mediave, Lajçak pritet që në Kosovë të jetë qysh nesër, e martë, por ende nuk është bërë i ditur një njoftim zyrtar për ditën dhe orën.

Zyrtarisht ende as Kosova e as Bashkimi Evropian nuk ka shpalosur një agjendë të diplomatit sllovak.

Ditë më parë për vizitën e Lajçak u pyet edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai tha se “nuk jam i njoftuar zyrtarisht”, por nëse veç vjen në Kosovë, atëherë “do ta shohim agjendën dhe do t’i përgjigjem si president i vendit”.

Presidenti pati shtuar se për të më me rëndësi është që “përfaqësuesit ndërkombëtarë që merren me këtë çështje ta trajtojnë Kosovën si vend i pavarur dhe sovran, çdo qasje tjetër është e dështuar kushdo që të jetë ai”./Insajderi.com