Lajçak: Nëse Kosova arrinë marrëveshje me Serbinë bëhet kandidat për integrim në BE

Lajçak: Nëse Kosova arrinë marrëveshje me Serbinë bëhet kandidat për integrim në BE

“Kosova merr statusin e vendit kandidat për Bashkimin Evropian në rast se realizohet marrëveshja përfundimare në mes Prishtinës dhe Beogradit”.

Kështu ka deklaruar i dërguari special i Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak, gjatë një debati online.

“Kosova që nga nisja e dialogut ka parë një numër të rezultateve konkrete. Po përmendi bashkëpunimin rajonal ku Kosova prezanton veten. Pastaj mbledhja e taksave, liria e lëvizjes, integrimi i policisë dhe gjyqësorit nga veriu. Ka edhe shembuj tjerë”, ka thënë Lajçak.

Dy shtetet e Ballkanit Perëndimor; Kosova dhe Bosnja Hercegovina janë të vetmet në rajon që nuk e kanë marrë statusin e kandidatit për integrim në Bashkimin Evropian.

Por, Kosova është edhe më keq sesa Bosnja – pasi nuk ka as liberalizëm të vizave. /Insajderi.com