Ndryshim kushtetutash

Lajçak pas Kosovës i kërkon edhe Serbisë ta ndryshojë Kushtetutën

Lajçak pas Kosovës i kërkon edhe Serbisë ta ndryshojë Kushtetutën

“Nëse Beogradi qëndron në kushtetutën e tij dhe Prishtina në kushtetutën e saj, atëherë nuk ka vend për dialog”.

Kjo deklaratë erdhi gjatë vizitës në Beograd së të dërguarit evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak, raporton agjencia e lajmeve serbe, Tanjug.

Ai ka deklaruar se “Kosova duhet ta ndryshojë Kushtetutën për ta formuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”.

Duke shtuar se “Kushtetuta nuk është Bibla”, njofton Insajderi.

Deklarata e tij kishte ngjallur zemërim të madh në Kosovë.

Por, një kërkesë të njëjtë Lajçak e bëri po ashtu në Serbia, kushtetuta e të cilit vend Kosovën e konsideron “si krahinë”. /Insajderi.com