The end

Lajçak për dialogun: Le t’i japim fund të suksesshëm, pa humbur kohë

Lajçak për dialogun: Le t’i japim fund të suksesshëm, pa humbur kohë

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Kosovën, ka thënë se ndjehet i lumtur që Kosova e ka prioritet kryesor dialogun me Serbinë dhe se është kështu, u sigurua në takim me kryeministrin, Avdullah Hoti, prandaj dëshiron që sa më parë t’ia japë një epilog final këtij procesi, njofton Insajderi.

“Ishte një takim produktiv. Unë e informova kryeministrin për mandatin tim dhe planet e mia se si të vazhdojmë me dialogun. Jam i kënaqur që dialogu është top prioritet për qeverinë e Kosovës”, ka deklaruar Lajçak, në një konferencë për shtypë bashkë me Avdullah Hotin, të cilin e ftoi në Bruksel.

Diplomati sllovak ka ritheksuar se “rruga e Kosovës drejt BE-së shkon përmes normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë”.

Derisa ka vlerësuar arritjet e deritanishme të procesit një dekadësh të bisedimeve.

“Ky dialog i lehtësuar nga BE-ja është duke hyrë në vitin e 10 të tij dhe ka sjellur rezultate reale dhe të rëndësishme. Dua ta sjellim këtë proces në një fund të suksesshëm pa humbur kohë”./Insajderi.com