Lajçak për liberalizimin e vizave: Situata nuk po ecën si duhet

Lajçak për liberalizimin e vizave: Situata nuk po ecën si duhet

Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas konferencës së Ballkanit Perëndimor që është zhvilluar në Vjenë, ka përmendur liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, njofton Insajderi.

Lajçak thotë se situata sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave, “nuk po ecën si duhet”.

Ai shtoi se për këtë shkak duhet të niset dialogu për normalizimin e marrëdhënieve sa më shpejt.

“Kosova ende s’ka liberalizim të vizave, kjo tregon që situata nuk po ecën si duhet. Prandaj është e rëndësishme të nisim një dialog për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Prandaj do të ketë shumë aktivitete këtë vit”, tha ai.

Në një adresim për media, Lajçak më tej tha se nuk ka shkak për pesimizëm sa i përket dialogut apo ndonjë ndryshim meqë Kosova ka një kryeministër të ri.

Ai ka shtuar se do të angazhohen për marrëdhëniet mes dy shteteve pasi nuk ka alternative tjetër përveç normalizimit.

“Nuk kemi të drejtë të jemi pesimist dhe nuk kemi shkak të jemi pesimist. Takimi i parë personal mes palëve të Serbisë dhe Kosovës, do të ishte naive të themi se një takim i tillë ishte i thjesht. Por fakti që një takim i tillë u zhvillua për disa orë, të dyja palët janë të interesuar për normalizim të marrëdhënieve dhe rruga drejt BE-së është e duhura. Para pushimeve të verës do ketë një takim tjetër. Kurti është i ri në këtë dialog, ky është proces që ka nisur në 2011 dhe ka sjellë disa rezultate. Kurti sjellë pikëpamjet e tij. E rëndësishëm është se ka një mandat shumë të fortë politik, e ka zgjedhur një shumicë e madhe. Nuk ka alternativë në këtë dialog përpos normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Për gjithë rajonin kjo ka rëndësi thelbësore. Ne duam të angazhohemi që procesi të jetë i suksesshëm jo vetëm në marrëdhëniet mes dy shteteve por edhe të ardhmes së tyre evropiane”, ka thënë Lajçak pas bisedës që kanë zhvilluar me përfaqësuesit e shteteve ballkanike perëndimore, ku po merr pjesë edhe kryeminstri Albin Kurti. /Insajderi.com