
I Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar rreth shtyerjes së takimit midis palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel, që është planifikuar të mbahet të hënën, njofton Insajderi.
Lajçak përmes një postimi në Twitter, ka thënë se arsyeja e mosmbajtjes së këtij takimi më 28 shtator është kujdesi ndaj pandemisë.
“Shkaku i kujdesit lidhur me COVID-19, takimi në kuadër të dialogut, i caktuar për të hënën, do të shtyhet”, Lajçak.
Out of abundance of caution related to COVID19, the Dialogue meeting scheduled for Monday next week will be postponed.
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 25, 2020
Sa i përket Asociacionit, emisari evropian kishte deklaruar se gjatë këtij takimi çështja e Asociacionit nuk ishte në rend dite. Sipas tij, asnjëra palë nuk është e gatshme të diskutojë rreth kësaj çështjeje.
“Mirëpo kjo gjë duhet të adresohet në kuadër të marrëveshjes gjithëpërfshirëse, siç është arritur pajtueshmëri gjatë takimit të liderëve”, ka thënë Lajçak. Edhe zyrtarë të tjerë të Bashkimit Evropian kanë mohuar të ketë krizë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. /Insajderi.com