Lajçak viziton Kosovën – do të takohet me Hotin

Lajçak viziton Kosovën – do të takohet me Hotin

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, do të vizitojë Kosovën gjatë ditës së sotme dhe do të takohet me kryeministrin Avdullah Hoti, njofton Insajderi.

Hoti dhe Lajçak, do të takohen rreth orës 16:30 në objektin e Qeverisë së Kosovës dhe do të diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi, por me interes të veçantë, pritet të diskutohet zbatimi i marrëveshjeve të mëparshme të arritura në mes dy shteteve, sidomos marrëveshja për “Asociacionin e Komunave serbe në Kosovë”.

Lajçak, po ashtu do të vizitojë edhe Beogradin, ku do të takohet me presidentin, Vuçiq./Insajderi.com.