Lajçaku nuk përmendi Kosovën në një postim të tij, reagon Çitaku

Lajçaku nuk përmendi Kosovën në një postim të tij, reagon Çitaku

I dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçk, ka njoftuar në llogarinë e tij në Twitter se ka zhvilluar një takim virtual me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimin, njofton Insajderi.

Por, në postimin e tij nuk ka përmendur Kosovën.

“Pata një video-konferencë të parë shumë të dobishme sot me Besnik Bislimin, zv/Kryeministër për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog. Ne ramë dakord të vazhdojmë bisedën tonë së shpejti”, ka shkruar Lajçak.

Ndaj këtij postimi ka reaguar ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.

“Unë mendoj se ideja këtu është që të gjenerojmë njëfarë kureshtjeje dhe t’i bëjmë njerëzit të kërkojnë në Google për zv/kryeministrin Bislimi. K O S O V O”, ka shkruar Çitaku./Insajderi.com