Lajiq: Në Kosovë më nuk dihet kush është pushtet e kush opozitë

Ministri i tregtisë dhe telekomunikimeve i Serbisë Rasim Lajiq ka deklaruar se taksat ndaj prodhimeve serbe kanë shkaktuar dëm ë madh Serbisë por edhe krizë politike në Kosovës “ku më nuk dihet kush është pushtet e kush opozitë”, si dhe “Prishtina e ka helmuar atmosferën e bisedimeve me Beogradin”.

Lajiq: Në Kosovë më nuk dihet kush është pushtet e kush opozitë

“Kanë bërë atmosferë të keqe, nëse e keni ndërmend që seriozisht t’i zgjidhni problemet duhet ta përgatisni publikun, të krijoni atmosferë tjetër, atmosferë më të mirë politike, në mënyrë që më lehtë të bëni kompromis, ndërsa ata po e tërheqin litarin e ky litar një herë do të këputet”, ka thënë Lajiq për televizionin serb “TV Përva”.

Siç ka thënë ai, “prandaj nuk është optimist i madh edhe nëse shfuqizohen taksat, se si do të shkojnë negociatat kur arritën ta helmojnë kështu atmosferën”.

Lajiq ka thënë se nuk e di se si do të përfundojë kjo, “me rënien e taksave apo rënien e qeverisë së Kosovës”.

Ai gjithashtu ka theksuar se dëmi nga taksat për Serbinë është edhe më i madh jo vetëm për vlerën e eksportit të mallrave por edhe se do të jetë vështirë të kthehet tregu, ku kanë hyrë të tjerët duke e shfrytëzuar situatën./Insajderi.com.