Lajm i madh për talentin kosovar të Bayern Munichut, Leon Dajaku

Lajm i madh për talentin kosovar të Bayern Munichut, Leon Dajaku

Leon Dajaku pritet të ftohet nga Kosova për ndeshjet e nëntorit.

Përpos këtij lajmi, mesfushori nga Kosova ka marrë edhe një lajm të mirë nga klubi ku ai luan.

Momentalisht Dajaku paraqitet për Bayern II dhe është duke kaluar në një formë shumë të mirë, duke lënë përshtypje të mira tek trajneri i skuadrës.

Por, përveç që ka lënë përshtypje të mira tek trajneri i skuadrës së Bayernit II, Dajaku tanimë është ftuar edhe nga trajneri Niko Kovac për ndeshjen e sotme që Bayern Munichu e zhvillon kundër Bochumit në kuadër te DFB Pokal.

Bavarezët sonte luajnë në udhëtim te VfL Bochumi me fillim nga ora 20:00, në kuadër të rundit të dytë të Kupës së Gjermanisë.

Mbetet të shihet nëse do të ketë minuta për futbollistin nga Kosova në këtë ndeshje.