Lajm i mirë: 13 punëtorë shëndetësorë në Prishtinë dalin negativ në testin për koronavirus

Lajm i mirë: 13 punëtorë shëndetësorë në Prishtinë dalin negativ në testin për koronavirus

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se 13 punëtorë shëndetësor, të ciliët ishin të dyshuar se ishin prekur me Covid-19, kanë dalë negativ në testin e parë.

‘’Lajm i mirë – 13 punëtorët tonë shëndetësor të Urgjencës, vija e parë e ballafaqimit me Covid dhe sëmundje tjera në Prishtinë sot dolën negativ në testin e parë, pas kontaktit me të ndjerin S.N’’, ka shkruar Ahmeti.

‘’Të gjithë kanë qenë me mbrojtje por kemi përcjellë të gjitha protokolet. Ata do të vazhdojnë në vetëizolim edhe disa ditë.’’, shtoi ai.