Lajm i mirë: Foshnja pesë muajshe nga Kamenica e infektuar me koronavirus lirohet në shtëpi

Lajm i mirë: Foshnja pesë muajshe nga Kamenica e infektuar me koronavirus lirohet në shtëpi

Është liruar në shtëpi foshnja pesë muajshe nga fshati Topanicë e Kamenicës e cila u trajtua në Klinikën Infektive pasi ishte infektuar me koronavirus.

Këtë e ka bërë të ditur për Insajderin, zëdhënësja e Komunë së Kamenicës, Margarita Rashiti.

Ajo, ka thënë se gjendja e foshnjës është e mirë dhe është rikthyer në shtëpi.

“Nga IKSHPK-ja jemi informuar që gjendja shëndetësore e foshnjës pesë muajshe është mirë dhe sot është liruar për tu rikthyer në shtëpi. Normalisht që foshnja dhe gjithë të prekurit e tjerë duhet të qëndrojnë në vetizolim deri të shërohen por është shumë me rëndësi që gjendja e të gjithëve është stabile”, ka thënë ajo./Insajderi.com