Lajm i mirë, i prekuri nga Ferizaj s’ka pasur kontakt me familjen dhe bashkëfshatarët

Lajm i mirë, i prekuri nga Ferizaj s’ka pasur kontakt me familjen dhe bashkëfshatarët

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka dhënë një lajm shumë të mirë për ferizajasit, pas raportimit se një person nga kjo komunë është prekur me Covid-19.

“Pacienti zero apo i konfirmuari i parë me CoronaVirus në Ferizaj nga fshati Bibaj i ardhur mbrëmë nga Gjermania dhe i vendosur në Qendrën e Studentëve ka qenë në karantinë, pra NUK KA PASUR fare kontakt me familjen dhe bashkëfshatarët e fshatit Bibaj”, ka shkruar Aliu në profilin e tij në Facebook, transmeton Insajderi.

Një rast me Covid-19 në Ferizaj, izolohet Bibaj

“Me të shfaq simptomat është trajtuar nga IKShP ku ka rezultuar pozitiv me CoronaVirus e që tash po trajtohet në Klinikën Infektive të QKUK-së”.