Lajm i mirë nga Vushtrria: Për 10 ditë asnjë rast pozitiv me Koronavirus

Lajm i mirë nga Vushtrria: Për 10 ditë asnjë rast pozitiv me Koronavirus

Në Komunën e Vushtrrisë ka 10 ditë që nuk ka asnjë rast me Covid-19, ani pse kishte vazhdimisht testime.

Përmes një postimi në Facebook, drejtori i shëndetësisë i kësaj komune, Sylejman Meholli, tha se sonte priten rezultatet e ristestimit të pacientëve pozitiv me Covid-19.

“Edhe sot as një rast i ri me Covid 19 nga Komuna e Vushtrrisë. Tre (3) raste janë testuar sot, të gjithë kanë rezultuar negativ.Dy ditët e ardhshme presim ritestim të rasteve aktive nga komuna jonë për të verifikuar shërimin e tyre.Fal Zotit, përkrahjes tuaj të dashur qytetarë dhe angazhimit maksimal të të gjithë mekanizmave institucional lokal e qëndror, ngadal por sigurt po e fitojmë betejën me Covid 19”, ka shkruar Meholli.

 

 

Në Komunën e Vushtrrisë deri tani janë shënuar gjithsej 24 raste me Covid-19 dhe 7 prej tyre janë shëruar.