Lajm i rëndësishëm për punëtorët në “zonën e kuqe” që përfundojnë punën në ora 19:00

Lajm i rëndësishëm për punëtorët në “zonën e kuqe” që përfundojnë punën në ora 19:00

Punëtorët në qytetet që gjenden në “zonën e kuqe”, do të ju lejohet të kthehen në vendbanimet edhe pas orës 19:00.

Por, ata duhet të kenë vërtetim që kanë qenë në orar të punës deri në orën kur fillon ora policore, njofton Insajderi.

Këtë e ka kumtuar kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, përmes një postimi në Facebook.

Ai po ashtu tha se “Për punëtoret e kompanive që e kanë te organizuar punën me turne, nga sektorët qe ju lejohet veprimtaria, pra qe punojnë edhe pas orës 19 (prodhim, shërbime, etj), lejohet lëvizja, duke e prezantuar dokumentin e nxjerrë nga ATK”.

“Qendra Operative e Ministrisë te Punëve të Brendshme e ka përcjellur informatën tek policia në mënyrë që të mos ketë asnjë pengesë në lëvizjet e punëtorëve”, përfundoi Rukiqi. /Insajderi.com